Valencia dhe Villareali shënojnë fitore
Valencia ka shënuar fitore ashtu si Villareali, ndaj Osasunës respektivisht Valladolidit, në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Villareali kishte të bëjë me Valladolidin në transfertë me ç’rast doli fitues nga udhëtimi i bërë. Dominimi ishte i Nëndetëses së Verdhë.
Angel shënoi i pari (9’) për 1-0, ndërsa Nilmar nga ana tjetër përfundoi takimin pas një ore lojë (59’).
Valencia shënoi gjithashtu fitore të lehtë në Mestalla ndaj Osasunas. Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.
Joquain pas shërbimit të Matas (48’) arriti të kalojë në epërsi Valencian, ndërsa David Villa kompletoi fitoren e 16-të të Valencias këtë sezon, me dy golat e tij të shënuar në fund të takimit, njërin një minuta pa përfunduar koha e rregullt, ndërsa tjetrin nga pika e bardhë gjatë lojës shtesë (90’+3).
Category: Futboll
0 Komente