Walcott: Rooney urren të humbasë
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, ka zbuluar se bashkëlojtari i tij në kombëtaren angleze, Wayne Rooney, është një humbës shumë i keq, por me tipare kompetitive.
“Wayne Rooney është kompetitiv edhe në stërvitje. Unë gjithmonë dua të jem në ekipin e tij. Ai urren të humbasë aq shumë, saqë kur e mposhta një herë në pishinë, ai përfundoi me gisht të thyer”, sqaroi Walcott.
Walcott gjithashtu lëvdoi dhe kolegun e tij spanjoll të Arsenalit, Cesc Fabregas, duke thënë se ai është lider edhe pse është vetëm 23 vjeçar.
Category: Futboll
0 Komente