Webber në pol-pozicion në Malajzi

dardanmiftari | Saturday, April 03, 2010 | 0 Komente

Ngasësi i Red Bull, Mark Webber, ka dalë të jetë më i shpejti në kualifikimet për Malaysian Grand Prix, që u zhvillua nën mot me shi.
Piloti i Mercedes, Nico Rosberg po ashtu do të niset nga reshti i parë në garën e nesërme, pasi përfundoi i dyti më i shpejtë. Në rreshtin e dytë do të jenë ngasësi tjetër i Red Bull, Sebastian Vettel dhe ai i Force India, Adrian Sutil, të cilët përfunduan në pozitat tre dhe katër në kualifikimet e sotme.
Dy britanikët ngasës të McLarenit, ish-kampioni Lewis Hamilton dhe kampioni në fuqi Jenson Button, do të jenë kah rreshtat e fundit. Hamilton është i fundit (20-ti) ndërsa Button i 17-ti.
Dy Ferrarit, Fernando Alonso dhe Felipe Massa, do të fillojnë njëri para (i 19-ti) dhe tjetri prapa Hamilton (i 21-ti). I rikthyeri Michael Schumacher do të startojë nga pozita e tetë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...