Anglia mposht Meksikën
Kombëtarja angleze ka arritur të mposhtë në mënyrë solide Meksikën në Wembley, me rezultat 3-1, duke vazhduar fazën përgatitore para Botërorit me sukses të plotë.
Anglezët ishin nervozë në fillim, gjë që bëri të përmirësohen në vazhdim, por edhe mysafirët nuk heshtën.
Ledley King shfrytëzoi mirë një top nga Crouch në zonë, duke shënuar për epërsinë e parë dhe për gëzimin e anglezëve në impiant (16’).
Përkundër futbollit të bukur, meksikanët vërtet treguan se nuk dinë të mbrohen nga ndërprerjet. Edhe goli i dytë ashtu si i pari rrodhi nga ndërprerja, kur Gerrard harkoi në zonë për Rooneyn, goditjen e të cilit me kokë e ndali portieri meksikan, ndërsa topin e kthyer e futi në rrjetë Peter Crouch (33’).
Edhe pse Meksika nuk di të mbrohet nga ndërprerja, diti mjaft mirë të shënojë nga ajo situatë. Pas një harkimi të mirë në zonë, Marquez kërcen dhe topi vërtitet në zonën angleze, me ç’rast te vendi ishte Guillermo Franco (45’+2).
Pas një depërtimi të Walcott, depërtimin e vazhdoi edhe Glen Johnson që pas një ‘slalomi’ arriti të shënojë një gol relativisht të bukur, dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Anglia me këtë fitore vazhdon me sukses fazën përgatitore, para Kampionatit Botëror, ndërsa Meksika mori një mësim para se të udhëtojë në Afrikën e Jugut.
Category: Futboll
0 Komente