Bayerni fiton titullin e Bundesligës

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Festa e bavarezëve pas njërit prej golave të shënuar Thomas Muller ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Bayern Munich të mposhtë Bochumin në Allianz Arena me rezultat 3-1 dhe të sigurojë titullin e Bundesligës, pasi Schalke dështoi përballë Werder Bremenit.
Muller shënoi dy gola të shpejtë në pjesë të parë (18’ dhe 20’), ndërsa edhe një të tretë në pjesë të dytë (69’), para se mysafirët të ngushtojnë rezultatin në 3-1 me anë të Fuchs pesë minuta para fundi të ndeshjes.
Rivali i vetëm për titull, Schalke, është mposhtur në fushë të vet nga Werder Bremeni me rezultat 2-0 me golat e Mehmet Ozil dhe Hugo Almeida.
Disfata e mban Schalken tre pikë prapa Bayernit me edhe një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit, dhe praktikisht të paarritshme pozitën e parë pasi bavarezët kanë edhe diferencë shumë më të mirë të golave (17).
Bayern Munichu është edhe në një garë tjetër të rëndësishme, Ligën e Kampionëve, ku në finale do të takohet me Interin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...