City dhe Tottenham vazhdojnë betejën për vendin e katërt

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si nikoqir ndaj Aston Villas, duke eliminuar këtë të fundit nga gara për pozitën e katërt.
Vendasit e panë veten në disavantazh pas 15 minutash lojë kur John Carew shënoi për Aston Villan, por arritën të përmbysin rezultatin me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë.
Carlos Tevez barazoi katër minuta para pauzës (41’), ndërsa dy minuta më pas Adebayor i dha epërsinë Cityt (43’). Fitorja u vulos në minutat e fundit të ndeshjes me anë të një goli të Craig Bellamy (89’).
Në takimin tjetër të Ligës Premier, Tom Huddlestone ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes (38’), për t’i dhënë Tottenhamit fitoren minimale ndaj Bolton Wanderers, që mban Spursat në Pozitën e katërt të tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...