Edhe Mata në radarin e Barcelonës

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Ditë më parë u tha se David Villa ishte shumë pranë marrëveshjes me Barcelonën kurse tani bëhet e ditur se po aq pranë është dhe mesfushori i Valencias, Juan Manuel Mata.
Pep Guardiola ka nevojë për një anësor të majtë dhe e ka përcaktuar Matan si zgjidhjen e tij ideale. Edhe në të kaluarën Barcelona ishte në kërkim të produktit të Realit, por pengesë ishte presidenti Manuel Llorente që më në fund ka vendosur të kapitulojë pas borxheve të mëdha të akumuluara.
Barcelona dëshiron të përfundojë dhe zyrtarisht këtë transferim para Botërorit, pasi pritet që vlera e Matas të rritet dukshëm pas përfundimit të kompeticionit që fillon më 11 qershor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...