Guardiola nuk shqetësohet nëse e humb titullin
Menaxheri i Barcelonës shprehet i kënaqur me fitoren e mbrëmshme prej 4-1 ndaj Tenerife në Nou Camp, por thotë se nuk do të shqetësohet nëse e humb titullin.
Rivali tjetër për titull, Real Madridi do të udhëtojë sot në fushë të Mallorca në takimin që është më i vështiri i mbetur për ekipin e Manuel Pellegrinit.
“Madridi e meriton titullin dhe ne po ashtu, që është arsyeja se pse në këto tetë ditë unë kam një qetësi në punën që e bëj. Nuk mund ta fajësoj ekipin, ose të kërkoj më shumë. Iu thash në pauzë, ‘Fitojeni nëse mundeni, dhe nëse jo, mos u shqetësoni’”.“Nëse dëshirojmë ta fitojmë ligën, do të ketë diskutime, por kjo nuk më shqetëson. Kur ta përfundojmë do të jemi të lumtur nëse e fitojmë dhe të dëshpëruar nëse jo, por pas tetë ditësh do ta harrojmë dhe do të themi: ‘Ka qenë një spektakël’”, ka thënë Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente