Guti afër kalimit në Galatasaray

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Guti, është në prag të transferimit në radhët e Galatasarayt.
Marca ka shkruar se veterani Guti sonte do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu në fanellën e Real Madridit. Mesfushori që më herët kishte zbuluar planet për t’u larguar nga Reali dhe në prag të takimit përballë Barcelonës pranoi se ky do të jetë derbi i fundit për të.
Destinacioni i ardhshëm i Gutit pritet të jetë Galatasaray, pasi Frank Rijkard iu ka thënë drejtuesve të klubit se angazhimi i 33-vjeçarit do të jetë një prej prioriteteve këtë verë.
Marca shkruan se klubi turk do t’i ofrojë Gutit marrëveshje dyvjeçare dhe drejtuesit e Realit nuk do ta pengojnë atë, edhe pse lojtari ka edhe një vit marrëveshje me klubin spanjoll.
Guti ka kaluar 15 vite në Real duke zhvilluar 516 ndeshje. Ai ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, deri tash ka pesë tituj në La Liga, respektivisht 15 medalje gjithsej me fanellën e Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...