Laporta: Ibra nuk është në shitje
Pas lajmeve se klubet angleze janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, presidenti i kampionit të Spanjës, Joan Laporta, hedh poshtë të gjitha spekulimet duke thënë se suedezi nuk është në shitje.
“Ibra nuk është në shitje. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm dhe e di se trajnerët llogarisin në të. Transferimi i Villas nuk ndikon në të ardhmen e Ibras”, theksoi Laporta.
Më herët është spekuluar se kalimi i David Villas te Barcelona, mund të ndikojë në të ardhme e suedezit me prejardhje boshnjake.
Category: Futboll
0 Komente