Pepe luan në Botëror

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësit portugez Pepe i është dhënë drita e gjelbër për të përfaqësuar kombëtaren e tij gjatë Kampionatit Botëror, njofton federata portugeze e futbollit.
Pepe pësoi një lëndim të rëndë në dhjetor të vitit 2009, ndërsa ishte nën përkujdesje intensive nga stafet mjekësore.
Carlos Queiroz rrezikoi dhe e përfshiu në listën e tij prej 24 futbollistëve për Botëror, me shpresë se ai do të jetë i gatshëm për Botërorin e këtij viti, ndërsa pas ekzaminimeve të fundit nga stafi mjekësor i Portugalisë dhe Real Madridit, konfirmohet se Pepe është në gjendje të mirë.
“Stafet mjekësore të Portugalisë, Real Madridit, Juan Carlos Hernandez, Carlos Diez dhe mjeku që e operoi Pepen, Jose Carlos Noronha, janë pajtuar ta shkarkojnë nga detyrimet mjekësore mbrojtësin Pepe, në mënyrë që ai të vazhdojë programin sportiv rikuperues”, thotë një komunikatë e federatës portugeze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...