Rosell: Mos e transferoni Fabregasin
Njëri nga kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, ia ka tërhequr vërejtën klubit që të rishikojë borxhin, para se të hedhë para për Cesc Fabregasin.
Kampioni i Spanjës ka një borxh prej 420 milionë funtesh, që janë ngritur pas transferimit të yjeve si Ibrahimovic, Thierry Henry dhe Chygrynskiy. Kjo shumë do të rritet pas transferimit të David Villas për 34.2 milionë funte, ndërsa spekulohet për edhe 40 milionë funte të tjera për mesfushorin, Cesc Fabregas.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nga një këndvështrim ekonomik ne nuk qëndrojmë mirë. Ne kemi një nivel stratosferik të borxhit. Mbi 420 milionë funte që duhet të paguhen pas transferimeve të Ibrahimovicit dhe Chygrynskiyt”.
“Ne duhet ta përmirësojmë skuadrën çdo vit, por duhet të jemi të sigurt në menaxhimin e resurseve financiare të klubit, për t’u mbijetuar krizave”, ka thënë Rosell.
Category: Futboll
0 Komente