Sneijder: Mrekulli të rikthehem në Bernabeu

dardanmiftari | Saturday, May 22, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder duket i emocionuar me rikthimin e tij në Bernabeu, dhe në ndeshjen e sotme finale të Ligës së Kampionëve synon t’u tregojë fansave të Real Madridit se çfarë kanë humbur.
Reali e shiti mesfushorin holandez në gushtin e kaluar për të parë atë të udhëheqë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që mbahet në fushë të klubit spanjoll.
Për ta bërë situatën edhe më të pakënaqur në mesin e fansave të Los Blancos, edhe një lojtar tjetër i larguar, Arjen Robbem, po ashtu ka arritur në finale me Bayernin e Munichut.
“Është mrekulli të rikthehesh në këtë stadium. Pres një finale të vështirë. Edhe Interi edhe Bayerni janë ekipe të fuqishme. Ata e kanë treguar atë gjatë Ligës së Kampionëve. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...