Roma sfidon United për shqiptaro-grekun Ninis
Roma është e gatshme të bëjë ofertë për mesfushorin e Panathinaikos, Sotiris Ninis (Sotir Nini).
Shqiptari 20-vjeçar i greqizuar, shihet si një prej talentëve të rinj më të mëdhenj në Greqi.
Drejtuesit e Romës e shohin Ninin si një pasues afatgjatë të Rodrigo Taddei dhe e dinë se mund të nënshkruajnë me atë për 10 milionë euro, sa shkruan klauzula blerëse në kontratën e tij.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, po ashtu thuhet se e sheh Ninin si një pasues të mundshëm të Paul Scholes.
Category: Futboll
0 Komente