Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Van Persie në listën e Barcelonës

Përkundër spekulimeve të parreshtura për një transferim të Cesc Fabregasit në Barcelona, tani duket se vëmendja e Blaugranëve është përqëndruar edhe në sulmuesin holandez Robin Van Persie.
Gjithsej janë katër lojtarë në listën e Barcelonës, David Villa dhe David Silva të Valencias, dhe Fabregas e Van Persie të Arsenalit. David Silva është më i kërkuari nga Guardiola, dhe nëse kjo ndodh David Villa do të qëndronte në Valencia. Si pasojë e kësaj, Van Persie do të jetë synimi kryesor offensiv për Barcelonën gjatë verës.
Megjithatë Arsene Wenger duket se nuk nxiton për ta shitur sulmuesin e tij më të mirë e as mesfushorin më të mire, Fabregas, andaj një transferim i këtyre dy të fundit në Camp Nou duket e pamundur të ndodhë.