Zidane: La Liga ka dy kampionë

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Këshilltari i Florentino Perezit, Zinedine Zidane, ka thënë se për të La Liga këtë sezon do të ketë dy kampionë, për arsye se Real Madridi dhe Barcelona sipas tij kanë shfaqur paraqitje fenomenale duke shkruar historinë me pikët e arritura.
“Është e mrekullueshme, pasi që aventura vetëm sa ka filluar. Ne jemi ende në të, një hedhje guri larg Barçës, vetëm një pikë prapa. Dy ndeshje kanë mbetur dhe distanca është minimale”.
“Edhe pse unë jam nga Real Madridi, mendoj se ajo çfarë kanë bërë të dyja ekipet do të shkruhet në histori. Për numrin e pikëve të arritura nga të dyja ekipet, nuk mendoj se ndonjëherë kanë luajtur më mirë. Për mua ekzistojnë dy kampionë”, është shprehur Zidane për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...