Abete: Është koha për ndryshime në futbollin italian

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka deklaruar se ka ardhur koha për ndryshime rrënjësore në futbollin italian, pas eliminimit të turpshëm të Italisë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Ne i jemi falënderues Lippit për atë që ka bërë dhe nuk pendohem që e riktheva pas Euro 2008. Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë përsëri nga fillimi, duke lënë pikëllimin dhe frustrimin mënjanë. Ne duhet të reflektojmë në këtë dhe ta analizojmë lojën tonë, sepse konkurrenca ka rënë edhe në nivelin e klubeve”.
“Cesare Prandelli do të prezantohet si trajner i ri i kombëtares më 1 korrik. Ne e zgjodhëm atë për cilësitë që ka dhe aftësitë teknike, ashtu sikurse për cilësitë njerëzore që posedon. Ai do të ketë një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë atë në këtë post deri në Botërorin e ardhshëm”, ka deklaruar Abete.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...