Abete: Italia ka synime të mëdha në Botëror

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ka shfaqur besimin e tij për kombëtaren Azzure, duke thënë se është i bindur që Italia do të përmbushë pritjet.
“Nuk ka ndonjë objektiv minimal për ne. Është e drejta jonë të synojmë gjithnjë objektivat maksimalë. Ekipi kombëtar ka treguar në të kaluarën në fushë se ka kapacitet fitues dhe shpresojmë se do të jetë e njëjta gjë edhe këtë herë”.
“Ne e dimë se ka ekipe që kanë luajtur më mirë se ne dhe që kemi rënë nga ranglista e FIFA-s, por kemi besim të madh në trajnerin dhe lojtarët”, deklaroi Abete.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...