Allegri: Kam kohë për ta rikthyer Milanin

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai ka mjaft kohë për të rikthyer Milanin fitues edhe pse mbetet të testohet durimi i Berlusconit në rast të rezultateve të padëshiruara.
Allegri nënshkroi kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor të vitit 2012, ndërsa do të përfitojë 1.5 milionë euro për sezon.
“Jam shumë i lumtur për këtë ditë. Ishte një muaj i gjatë, por unë jam i kënaqur. Tani kemi mjaft kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri”, theksoi Allegri që do t’i shpalosë planet e tij në një konferencë për shtyp në ditët në vijim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...