Benitez, të martën trajner i Interit?
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se Rafael Benitez sot edhe zyrtarisht do të bëhet trajner i ri i Interit, ndërsa ai do të prezantohet si i tillë në fundjavë.
Massimo Moratti dhe drejtori i Interit, Marco Branca janë takuar dje pasdite në zyrat e Interit me agjentin e Benitez, Quillon, me ç’rast marrëveshja është arritur, porse zyrtarizimi do të bëhet nesër.
“Nuk do të kalojë dhe aq shumë kohë. Ne kemi kompletuar negociatat dhe definuam gjithçka. Mendoj se koha po afrohet, sot do ta bëjmë zyrtarizimin, nuk ka dyshim për këtë. Marrëveshja ishte normale dhe e shpejtë.”, theksoi Moratti për gazetarët pas takimit.
Category: Futboll
0 Komente