Brighi nuk do të largohet nga Roma

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Matteo Brighi ka hedhur poshtë spekulime se mesfushori do të largohet nga Roma.
Brighi është lidhur me një kalim në Milan që nga fundi i sezonit të kaluar, por agjenti i tij mohon çdo mundësi të largimit të tij.
“Klubi ka thënë se ai është i pashitshëm. Roma gjithmonë ka qenë shumë e qartë dhe ai ende luan rol kyç në planet e trajnerit Ranieri. Më herët gjatë muajit ka pasur disa kërkesa dhe thashethemet filluan të qarkullojnë për një largim eventual.
“Por, ai është krenar që është pjesë e një ekipi kaq të rëndësishëm dhe është i gatshëm të bëjë sakrificat e duhura për të siguruar vend në 11-shen shartuese”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...