City në garë për Burdisson

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente


Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, është në qendër të një lufte mes Manchester Cityt dhe Romës për firmën e tij.
Agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo, ka thënë se çmimi prej 8 milionë eurosh që kërkohet nga Interi, e të cilin nuk dëshiron ta paguajë Roma, është në gjendje ta paguajë pa problem Manchester City.
“Burdisso? Roma dhe Interi do të takohen të hënën, çmimi i Interit është i lartë, por nëse nuk arrihet një marrëveshje, lojtari do të kthehet në Milano. Nuk e di nëse ka vend për atë te Interi. Ai dëshiron të qëndrojë te Roma”.
“Manchester City? Interi më ka treguar për interesimin e klubit britanik, nuk e kam ditur më parë”, deklaroi Hidalgo për Sky Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...