Cole: Mendoj vetëm për Botërorin

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Mesfushori në largim i Chelseat, Joe Cole, ka thënë se ai është plotësisht i fokusuar në Botërorin, Afrika e Jugut 2010 dhe se nuk i intereson aspak largimi i konfirmuar nga Chelsea.
Më herët gjatë ditës, Chelsea kishte konfirmuar se do të lirojë nga detyra dy futbollistët, Joe Cole dhe Michael Ballack, pasi që nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e kontratave të dy të lartpërmendurve, vendim që duket ‘të ketë hyrë dhe të ketë dalë nga një vesh në veshin tjetër’ të Joe Cole.
“Unë jam i fokusuar vetëm në Botëror, unë do t’ia lë të ardhmen agjentit. Unë dua të jem i qetë, të stërvitem mirë, të tentoj të luaj mirë. E ardhmja ime do të zgjidhet vetvetiu. Ky është një tregim për ndonjë ditë tjetër. Unë vetëm dua të luaj mirë për Anglinë javët e ardhshme”, deklaroi Cole për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...