Dunga akuzon Portugalinë për ashpërsi

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, ka akuzuar Portugalinë për ashpërsi të tepruar dhe njëherit akuzoi zyrtarët e FIFA-s për emërimin e Cristiano Ronaldos si lojtar i ndeshjes.
“Ne gjithmonë duam të fitojmë. Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Ne tentuam të sulmojmë deri në fund. Kundërshtari është mbrojtur. Kur ekipet luajnë ndaj Brazilit, ato tentojnë lloje të ndryshme të strategjive. Është normale. Si trajner i Brazilit, unë do ta zgjedhja Lucion si njeriun e ndeshjes, pasi që lexoi çdo aksion. Ata që e zgjodhën Ronaldon si njeri të ndeshjes, kanë parë diçka të mirë në të, unë personalisht nuk pashë asgjë”.
“Brazili ishte kualifikuar më herët, kështu që nuk e di se pse ndeshja ishte me nervozë. Ju duhet të pyesni trajnerin portugez Queiroz. Vetëm shikoni në kartonët e verdhë që janë shpërndarë dhe do të zbuloni se kush ishin më të dhunshëm”, ka thënë Dunga pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...