Florentino: Reali nuk ka nevojë për Rooneyn
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thotë se ata nuk do të përpiqen të angazhojnë sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.
Rooney është lidhur me një transferim në Real në vlerën e 90 milionë funteve, me trajnerin e ri të mbretërve, Jose Mourinho, që thuhet se dëshiron të punojë me anglezin.
I pyetur për Rooneyn dhe për yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, Perez ka mohuar se ndonjëri prej tyre mund të kalojë në Bernabeu.
“Ribery është një transferim i pamundshëm pasi ai sapo e ka rinovuar kontratën me Bayernin dhe në pozitën e Rooneyt ne tashmë kemi lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Perez.
Category: Futboll
0 Komente