Henin takohet me Clijsters

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Justine Henin do të luajë ndaj rivales së saj Kim Clijsters në rrethin e 16 më të mirëve në Wimbledon, pasi që të dy konkurrentet kaluan me lehtësi pengesat e rrethit të tretë.
Bartësja e tetë, Clijsters, e tejkaloi rusen Maria Kirilenko me rezultat 6-3 dhe 6-3, për të vazhduar formën e saj të pastër në rikthimin e saj në Wimbledon.
Henin nga ana tjetër deklasoi Nadia Petrovan me rezultat 6-1 dhe 6-4.
Henin dhe Clijsters u takuan dy herë gjatë këtij viti dhe që të dyja sfidat i fitoi Clijsters.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...