Hitzfeld: Spanja ka dobësi
Zvicra do ta fillojë fushatën e saj në Botëror me sfidën ndaj Spanjës, ndërsa për kundërshtarin e tij të parë, Otmar Hitzfeld mendon se nuk është i pamposhtshëm.
“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi gjasa. Spanja gjithashtu ka dobësi. Gjithçka është e mundshme në një ndeshje. Nëse ne do të luanim ndaj Spanjës në dy ndeshje, atëherë do të ishte e vështirë, por gjithçka është ndryshe në 90 minuta”, theksoi Hitzfeld për gazetarët.
Zvicra do të përballet në fazën grupore me Spanjën, Kilin dhe Hondurasin, ndërsa në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë dy kosovarë, Valon Behrami dhe Albert Bunjaku
Category: Futboll
0 Komente