Lahm: Do ta eliminojmë Anglinë

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, ka kërcënuar anglezët me eliminim nga Botërori, nëse sfida e të dielës mes dy gjigantëve të futbollit evropian duhet të vendoset në penalti.
“Ndoshta do të shkojë në penalti, neve na konvenon kjo. Mendoj se ne jemi mentalisht mirë, ne do të jemi të përgatitur për atë. Ne ushtrojmë penalti shpeshherë, jo çdo lojtar, po disa. Shpresoj se anglezët nuk do të jenë aq bindës. Ekziston histori e madhe mes dy ekipeve, gjithmonë këto janë ndeshje të mëdha, ndeshje interesante. Ne do të shohim, jemi të gatshëm për të luftuar. Më pas do të shohim kush është në rrethin tjetër”.
“Rooney është sulmues vërtetë i mirë. Ai ka shënuar shumë gola këtë vit. Ai është lojtar i madh dhe lojtarët e mëdhenj shënojnë në ndeshjet e mëdha. Por, aty janë dhe Gerrard, Lampard, Milner, çdo lojtar luan në Ligën Premier, kështu që janë lojtarë të mirë. Ata kanë top lojtarë që luajnë në nivelet më të larta. Ata të gjithë luajnë në Ligën Premier dhe kështu mendoj se ata janë favoritë”.
“Ballack është lojtar i madh për ne, që gjithashtu luajti në Ligën Premier. Nuk do të jetë e lehtë pa të, lojtarët e rinj mbështeten tek ai, kështu që nuk do të jetë e lehtë për ne. Ozil është lojtar i mirë, ai gjithnjë e dëshiron topin, ai ka teknikë të mirë dhe shënon gola. Ai është lojtar më ndryshe se të tjerët dhe shumë i rëndësishëm për ne. Mendoj se ai mund të bëhet njëri prej më të mirëve. Ai është i ri, ai ka talent, talent të mirë, por mbetet të shihet”, u shpreh Lahm para gazetarëve në konferencë për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...