Okada: Kam planin për disfatën e Holandës

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Japonisë, Takeshi Okada, ka kërcënuar Holandën me disfatë, para zhvillimit të takimit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E.
“Ne tani kemi një stil japonez të lojës edhe pse kjo nuk është një teknikë apo shkathtësi, madje ka pasur përmirësime. Por, ne gjithashtu jemi fokusuar në strategjitë se si t’i mposhtim ‘peshqit e mëdhenj’”.
“Ne e dimë se kemi të bëjmë me një ekip të sofistikuar, por besojmë se kemi gjasa për fitore nesër (e shtunë). Ne nuk duhet të ndjehemi të vegjël edhe pse Holanda ka lojtarë të klasit Botëror në skuadër. Ne duam t’i hyjmë kësaj sfide me gjithë fuqinë që ka ky ekip”.
“Fitorja ndaj Kamerunit na ka dhënë shtysë dhe besim të madh. Lojtarët po fokusohen se si të luajnë me përkushtimin e njëjtë nesër. E kam planin për disfatën e Holandës”, përfundoi Okada.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...