Perez: Unë gjallë, Mourinho në United? Jo!

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho - Real Madrid Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përshëndetur hierarkinë e Old Trafford me një deklaratë ku përfundimisht ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se në kontratën e Jose Mourinhos ekziston një klauzolë që e detyron atë të largohet nga Bernabeu, në momentin që pensionohet Alex Ferguson për të marrë në drejtim Manchester Unitedin.
“Mourinho është i kontraktuar me ne për katër vite. Ne e patëm rastin ta transferojmë dikë që besojmë se është trajneri më i mirë në botë dhe ne nuk kemi dashur ta lëmë këtë rast pa e shfrytëzuar. Ai e di që është te një klub ku, përveç fitores, tifozët kërkojnë dhe futboll të mirë”.
“Nuk kam dyshime për futbollin që do të sjellë Mourinho. Më kujtohet që skuadrat e tij te Porto dhe Chelsea luajtën futboll të mirë. United? E përsëris, ai është në kontratë me ne dhe përderisa unë jam gjallë, ai nuk do të jetë trajner i atij klubi”, deklaroi Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...