Reali në ndjekje të Ben Arfa
Real Madridi është duke e kërkuar anësorin e Marseille, Hatem Ben Arfa, gjithnjë sipas sportives franceze L’Equipe.
Mesfushori 23 vjeçar, i cili është lojtar i Marseille që nga viti 2008, është shndërruar në atraksion të klubeve si Everton, Manchester United dhe PSG. Spekulimet e fundit thonë se Real Madridi është duke e monitoruar situatën e Ben Arfas, pasi që Jose Mourinho planifikon ta gjallërojë klubin e tij të ri.
Sidoqoftë, besohet se Ben Arfa nuk është prioritet në listën e Jose Mourinhos, por do shndërrohej në të tillë nëse dështon transferimi i anësorit të Benficas, Angel Di Maria.
Category: Futboll
0 Komente