Schwarzer i gatshëm për të kaluar në Arsenal
Arsenali raportohet se është shumë afër transferimit të portierit të Fulhamit, Mark Schwarzer.
News of the World shkruan se Schwarzer ka biseduar me menaxherin e klubit Roy Hodgson, i cili i ka dhënë dritë të gjelbër për transferim. Portieri australian tashmë një kohë ka qenë cak i Arsene Wenger, si një zgjidhje e përkohshme e problemeve të Arsenalit në gol.
Schwarzer, 37-vjeçar, ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Fulhamin dhe është i vetëdijshëm se Arsenali e kërkon atë për të zëvendësuar Manuel Almunia. Portieri ka kaluar një sezon të mirë me Fulhamin, përfshirë edhe një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Atletico Madrid në finalen e Europa League.
Category: Futboll
0 Komente