Spanja kundër Portugalisë në të tetën e finales

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Spanja ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Kilit për të marrë kreun Grupit H dhe për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, kaloi Spanjën në epërsi (25’), ndërsa mesfushori blaugran, Andres Iniesta, dyfishoi rezultatin (37’).
Gjërat u përkeqësuan për Kilin në minutën e 38-të, pasi që Marco Estrada u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, përkundër inferioritetit numerik në fushë, Kili arrit ta ngushtojë epërsinë me golin e Rodrigo Millar të shënuar në fillim të pjesës së dytë (47’), dhe me rezultat 2-1 përfundoi takimi.
Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson Grupin H me gjashtë pikë, po aq sa ka Kili në vendin e dytë. Në të tetën e finales ‘furia e kuqe’ luan kundër Portugalisë, ndërsa Kili kundër Brazilit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...