Tottenhami nuk ka bërë ofertë për Kjaer dhe Cavanin

dardanmiftari | Wednesday, June 30, 2010 | 0 Komente

Tottenhami ka përgënjeshtruar pohimet e presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini, që ka thënë se Tottenhami kishte ofruar 35 milionë euro për dyshen Simon Kjaer dhe Edinson Cavani.
“Kjo është e pavërtetë, ne nuk kemi bërë ofertë as për Cavanin dhe as për Kjaerin”, theksoi një zëdhënës i Tottenhamit.
Skuadra angleze ka pasur dobësi të theksuara në mbrojtje, të cilat Harry Redknapp me çdo kusht dëshiron t’i shmangë në fillim të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...