Weiss: Fitorja ndaj Italisë, momenti i dytë më i mirë i jetës

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Vladimir Weiss, ka thënë se fitorja prej 3-2 ndaj Italisë ishte një nga momentet më të mira të jetës së tij.
“Ishte një ditë fantastike për ne. Ne jemi përgatitur mirë për ndeshjen me stafin dhe lojtarët, kurse pas lindjes së djalit tim, ky është momenti më i mirë i jetës time”.
“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët sllovakë që na kanë ndjekur në Afrikën e Jugut. Jam shumë krenar me ekipin tim, ata luajtën në një nivel të lartë për 80 minuta”.
“Kishte presion të madh në 10 minutat e fundit, por ne luajtëm një ndeshje fantastike, ndërsa ekipi më i mirë fitoi”, ka thënë Weiss për AP.
Sllovakia të hënën takohet me Holandën, në kuadër të rrethit të 16 skuadrave më të mira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...