Zyrtare: Senderos lojtar i Fulhamit

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Fulhami ka filluar fuqishëm afatin kalimtar veror, me transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Philippe Senderos, në radhët e veta me ç’rast mbrojtësi zviceran nënshkroi kontratë trevjeçare.
“Jam i ngazëllyer të kem finalizuar marrëveshjen me Fulhamin dhe jam i lumtur që po i bashkohem klubit gjatë periudhës më të suksesshme në histori. Mezi pres të takohem me menaxherin, lojtarët dhe të gjithë të tjerët të cilët i respektoj”, theksoi Senderos për faqen zyrtare të Fulhamit.
Edhe menaxheri Roy Hodgson kishte fjalë të mira për Senderos, duke thënë se ai është mjaft mbrojtës kualitativ, i fortë në ajër dhe me prezencë të madhe në fushë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...