Ancelotti: Kaloi koha e shpenzimeve
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se kanë kaluar ditët e shpenzimeve të mëdha, por kjo vlen ekskluzivisht për skuadrën e tij.
Përderisa Ancelotti po kërkon shërbimet e mesfushorit të Benficas, Ramires, për 20 milionë funte, ai ka pranuar se Chelsea nuk është në gjendje të garojë me miliarderët e Manchester Cityt në tregun e transferimeve.
“Madje edhe Abramovich ka filluar të mos shpenzojë pa lidhje”, theksoi Ancelotti, duke aluduar se nuk i ka xhepat plot për afatin kalimtar veror.
Category: Futboll
0 Komente