Balotelli i padëshiruar te Interi
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, definitivisht do të largohet nga Nerazzurrë jo më larg se javën e ardhshme, pasi që tani edhe bashkëlojtarët e tij nuk po mund ta durojnë më.
“Balotelli po shkakton telashe dhe nuk e di çfarë po bën, ju nuk mund ta kuptoni atë. Unë e këshilloj atë të gjejë ndonjë klub të ri në mënyrë që të rizbulojë motivimin të cilin nuk e ka për momentin”, theksoi Ivan Cordoba për Mediaset.
Agjenti Mino Raiola ka thënë se marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme për një kalim të SuperMarios te Manchester City, por Il Corriere dello Sport pohon se kjo shtyrje u bë për shkak se Raiola ishte i përfshirë në negociata mes Ajaxit dhe Fulhamit për Martin Jol, i cili ka vendosur të mbesë te Ajaxi.
Megjithatë, i paduruar nga këto polemika dhe gjithë pritjet është edhe Roberto Mancini, të cilit i ka ardhur në maje të hundës sjellja e Interit.
“Interi po kërkon shumë dhe ne nuk mund të presim gjatë sepse ne kemi objektiva tjerë. Të gjithë e rrisin çmimin kur është i përfshirë Manchester City”, ka thënë Mancini.
Category: Futboll
0 Komente