Benitez: Ky Inter duhet të vazhdojë së fituari

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

Rafa Benitez thotë se Interi duhet të vazhdojë të fitojë trofe me ekipin aktual.
Interi ka filluar stërvitjet para-sezonale me 14 lojtarë në fushë, pasi Benitez iu ka dhënë lojtarëve të Botërorit kohë shtesë për të pushuar.
“Objektivi nuk është të ndalojmë së fituari. Ne mund ta bëjmë këtë nëse kemi të njëjtin mentalitet të cilin ekipi e tregoi vitin e kaluar. Kjo është më e rëndësishme se formacioni taktik”.
“Sidoqoftë gjëja e parë për të cilën do të mendoj, është të krijoj një grup kompakt siç e kam bërë në Liverpool. Dua të krijoj një ekip që bashkon mentalitetet italiane dhe spanjolle”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...