Berlusconi kërkon qëndrimin e Ronaldinhos

dardanmiftari | Tuesday, July 13, 2010 | 0 Komente

E ardhmja e Ronaldinhos ka shkaktuar paqartësi dhe ndarje brenda Milanit, pasi disa nuk mund ta mendojnë atë të largohet vetëm për shkak të parave dhe tani besohet se Berlusconi, që e adhuron lojtarin, është në gjendje të bëjë ç’mos që maestro brazilian të qëndrojë.
La Gazzeta dello Sport pohon se idetë e ndryshme rreth të ardhmes së Ronaldinhos kanë shkaktuar konfuzion, duke e lënë Milanin dhe vetë Dinhon në udhëkryq. Shitja e Ronaldinhos do t’i kursente Milanit hiç më pak se 16 milionë euro, gjë të cilën e kërkojnë Galliani dhe Allegri. Por, përkundër faktit se vetë kishte thënë se do të duhet të ulen pagat e futbollistëve, Silvio Berlusconi është i gatshëm t’ia japë atë që do Ronaldinhos, vetëm e vetëm që ai të qëndrojë.
Los Angeles Galaxy, Flamengo dhe Olympiakos janë duke ofruar kontrata luksoze për Ronaldinhon, kurse Berlusconi shpreson ta mbajë atë në San Siro. Një pjesë e hierarkisë së Milanit mendon se shitja e Ronaldinhos do të mund të ndihmonte në transferimin ose të Ibrahimovicit ose të Luis Fabianos. Lukas Podolski shihet si alternativë e Klaas-Jan Huntelaar që pritet të largohet. Të gjitha këto çështje pritet të bisedohen kur Roberto De Assis të takohet me zyrtarët Rosoner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...