Capello ishte i gatshëm të largohej

dardanmiftari | Sunday, July 04, 2010 | 0 Komente

Sipas Sunday Express, Capello i kishte thënë bordit të Federatës Angleze të Futbollit, se ai nuk do të kërkonte kompensim të menjëhershëm dhe do të largohej nga pankina e kombëtares angleze nëse ata e kishin humbur besimin në të.
Italiani ka mundur të fitojë 12 milionë funte kompensim në rast se FA do ta shkarkonte, pasi që ka edhe dy vite në kontratën e tij, por ka shprehur dëshirën për të vazhduar punën si përzgjedhës i Tre Luanëve.
“Fabio Capello ka pasur nevojë për mbështetje nga punëdhënësit. Nëse nuk ndodhte kjo, atëherë ai ishte i gatshëm të largohej. Negociatat nuk ka pasur nevojë të zhvillohen shumë gjatë, sepse Capello u kishte thënë se ai do të largohej me çfarëdolloj kompensimi që ata janë në gjendje të paguajnë dhe nëse nuk do të kishin para, atëherë ai do t’ua mundësonte ta paguajnë kompensimin për pesë vite”, tha një njeri i besueshëm i Capellos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...