Casillas: Holanda nuk është Robben
Portieri i Spanjës, Iker Casillas, ia ka tërhequr vërejtjen skuadrës së tij të mos fokusohet vetëm te Arjen Robbeni, pasi Holanda ka arritur deri në finalen e Botërorit të sivjetmë vetëm me lojë ekipore.
“Ndeshja ndaj Holandës është më e rëndësishmja në historinë tonë. Por, ne nuk jemi ende kampionë. Ka ndjenja konfliktuoze, ne ose kemi shumë besim se do të fitojmë, ose kemi shumë frikë se do të humbasim”.
“Nuk mendoj se ata janë defensivë. Ata kanë lojtarë të shpejtë si ne, ata do të vazhdojnë ta kultivojnë stilin. Ne e dimë se Robben është i shpejtë, i fuqishëm dhe i fortë. Unë jam i brengosur nëse ai godet nga distanca, ne duhet të tentojmë ta mbulojmë atë. Holanda nuk është vetëm Robben. Ata janë të fortë edhe në mbrojtje dhe mesfushë. Sneijder dhe Kuyt janë gjithashtu të rëndësishëm dhe të rrezikshëm”, ka thënë Casillas.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente