Cesc i kënaqur me rolin e tij në Botëror

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas është i ngazëllyer që pati ndikim në triumfin e Spanjës në finalen e Kupës Botërore.
Ylli i Arsenalit ishte asistues në golin e kohës shtesë të shënuar nga Andres Iniesta, që i solli edhe fitoren 1-0 Spanjës ndaj Holandës në stadiumin Soccer City në Johannesburg.
Fabregas ka qenë zëvendësues gjatë gjithë turneut, përfshirë edhe finalen, por ai ka thënë se fitorja ia ka larguar të gjithë frustrimin.
“Ky është një moment historik për Spanjën dhe mund të mos përsëritet kurrë – dhe ia dedikoj këtë gjithë familjes time. Jam ndjerë ca poshtë pasi nuk kam luajtur sa kam dashur, por në fund gjithçka ia vlejti”.
“Fansat kanë qenë fantastik, një shkëmb mbi të cilin mbështesim gjithçka dhe shpresoj në dy vite të kemi më shumë kënaqësi në Euro”, ka thënë Fabregas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...