Del Bosque: Nuk jemi ende në gjysmëfinale

dardanmiftari | Saturday, July 03, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ua ka tërhequr vërejtjen gjithë opinionit futbolldashës se Paraguai nuk duhet të nënçmohet dhe se lojtarët e tij nuk duhet mendojnë se tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, sepse kurrë nuk i dihet.
“Ne natyrisht nuk kemi garanci se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne nuk mund të fillojmë të mendojmë se tashmë jemi në gjysmëfinale. Obsesioni maksimal do të jetë se si ta mposhtim Paraguain. Ne nuk presim ndeshje të lehtë ndaj tyre”, u shpreh Del Bosque para mediave.
Spanja takohet të shtunën në mbrëmje me Paraguain, në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...