Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Del Bosque preferon Torres para Llorentes

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka bërë të ditur se thirrjet për të startuar në çerekfinale ndaj Paraguait me Fernando Llorenten në sulm para Fernando Torresit do të hasin në veshin e tij të shurdhër, pasi që ai i beson më shumë sulmuesit të Liverpoolit.
“Është e pamundur të mos ketë debate në një kampionat të tillë, sepse ne të gjithë kemi mendime tona dhe është mirë t’i shprehim ato. Sulmuesi ynë tani për tani është Fernando Torres. Ai ka luajtur katër ndeshje, shumë minuta dhe do të luajë edhe më shumë, ne kemi besim në të, ndërsa e dimë se Fernando Llorente do të na japë gjithashtu shumë”.
“Ne duhet t’u japim besimin më të madh të dyve, pasi që e dimë se të dy janë mjaft të nevojshëm. Gjëja më e vështirë është që kur lojtarët që kanë ato pak minua lojë, ata japin gjithçka në fushë. Në atë aspekt, ne jemi të kënaqur me ata që kanë luajtur pak”, ka thënë Del Bosque duke iu referuar Cesc Fabregasit dhe Fernando Llorentes, që janë duke i ngrohur ulëset e pankinës spanjolle.