Dunga: Robben, i jashtëzakonshëm

dardanmiftari | Thursday, July 01, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlos Dunga, është shprehur për ndikimin që mund ta ketë anësori Arjen Robben në sfidën çerekfinale të së premtes, duke thënë për të se është i jashtëzakonshëm.
“Padyshim, Robben është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është lojtar shumë teknik. Nëse shikoni në disa prej ndeshjeve të Bayernit sezonin e kaluar, do të shihni se ai ishte vendimtar. Një lojtar vendimtar, gjithmonë e bën diferencën”.
“Çdo debat është pozitiv. Nëse kemi 1.000 mendime, atëherë është më mirë se vetëm një. Disa janë të nevojshme, e disa jo. Secili e shikon futbollin në një mënyrë më ndryshe dhe e pëlqen një lojtar apo tjetër. Ne duhet të njohim gjërat e mira dhe të këqija dhe t’i shohim gjërat që japin dhe që nuk japin asgjë”, theksoi Dunga duke iu referuar kritikave të stilit të tij të lojës.
Ai shtoi më pas se fusha dhe topi janë dy elemente thelbësore për lojë, pasi që ka dyshime mbi gjendjen e fushës. Nga ana tjetër, ai ritheksoi se ndeshjet ndaj Holandës kanë qenë të vështira, madje edhe ai kur luajti në Botërorët e viteve 94’ dhe 98’, kur Dunga shënoi dy herë dhe Brazili eliminoi atëkohë Holandën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...