Fabiano, ose te Milani ose te Sevilla

dardanmiftari | Thursday, July 01, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes, e ka bërë të qartë se klienti i tij do të largohet nga Sevilla vetëm nëse transferohet te Milani, që sipas zyrtarëve të klubit spanjoll ende nuk ka bërë ofertë.
“Ose Fabiano bashkohet me Milanin, ose ai do të qëndrojë te Sevilla edhe një sezon”, ka thënë Fuentes për Il Corriere dello Sport.
Sevilla kërkon që Fabiano të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare, por futbollisti është në mëdyshje pasi që dëshiron të kalojë te Milani, që ende është në ‘gjumë’ sa i përket kësaj çështjeje, gjithnjë sipas pohimeve të drejtorit të Sevillas, Ramon Rodriguez.
“Tani për tani nuk kemi pasur asnjë kontakt me Milanin. Agjenti i tij është duke e çuar te Milani? Nuk e di. Unë vetëm mund të them se deri tani Milani nuk ka tentuar të negociojë me ne. Ne do të takohemi me Fabianon pas Botërorit. A do të qëndrojë ai te Sevilla? Nuk e di”, theksoi Rodriguez për Tuttomercatoweb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...