Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Galliani: Duhet të shesim lojtarë për Ibrahimovic

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, i ka thënë shtypit se nuk do të ketë transferime të reja, para se klubi t’i shesë disa prej lojtarëve aktualë.
“Te Milani, askush nuk do të vijë pa i shitur së pari lojtarët tjerë. Le ta lëmë Fabianon të qetë, ai ka një Botëror të mirë. Për momentin nuk ka marrëveshje për të. Ibrahimovic është lojtar i madh, por për ta transferuar atë duhet t’i shesim të tjerët”, theksoi Galliani.
Deri tani, Rossonerët kanë transferuar vetëm portierin Marco Amelia si huazim nga Genoa, kurse nga ana tjetër kanë marrë si transfer të lirë qendërmbrojtësin veteran, Mario Yepes nga Chievo.