Guardiola të pengojë kalimin e Toure te City?
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thuhet se është duke u angazhuar për të penguar transferimin e Yaya Toures te Manchester City.
Yaya Toure është përfolur se do të kalonte te Manchester City për një marrëveshje prej 28 milionë funtesh, e që besohet se ishte arritur mes të dyja klubeve. Futbollisti i Bregut të Fildishtë mezi pret të largohet, për shkak të minutazhit të vogël në Camp Nou.
Sipas El Mundo Deportivo, Guardiola i ka thënë Toures dhe gjithashtu i ka thënë presidentit të ri Sandro Rosell që të bisedojë me mesfushorin. Rosell pritet që së shpejti të takohet me Touren, në tentim për ta bindur atë të qëndrojë te Barcelona.
Category: Futboll

















0 Komente