Helb kthehet në Ligën Premier?
Gazeta madrilene AS njofton se ish-lojtari i Arsenalit, Alyaksandr Hleb, mund të kthehet në Ligën Premier.
Për 29-vjeçarin, i cili është pronë e Barcelonës, janë të interesuara skuadra të tilla, si Aston Villa, Sunderland, West Ham, Tottenham dhe Liverpool.
Sipas AS, Barca do të hiqte dorë nga mesfushori bjellorus për një shumë prej 5 milionë eurosh, që është më pak se gjysma e shumës (12 milionë euro) që i pagoi Arsenalit për ta transferuar Hlebin në vitin 2008.
Category: Futboll
0 Komente